Neymari humb fazën e grupeve në Kupën e Botës
25 nëntor 2022
| 16:32
Nisur nga informacionet e fundit, futbollisti më i mirë brazilian, Neymar, ka përfunduar fazën e grupeve të Botërorit pas lëndimit të mbrëmshëm që e pësoi në duel me Serbinë.
Neymar është ekzaminuar dhe po trajtohet në hotelin e skuadrës së tij në Katar, pasi ka lënduar kyçin e këmbës.
Brazili nuk ka dhënë detaje për shkallën e lëndimit por “Marka” spanjolle ka sjellë një lajm pak më të saktë për gjendjen e futbollistit të Paris Saint-Germain pas lëndimit që ka marrë gjatë ndeshjes ndaj Serbisë.