Neymari ia ofron Messit numrin 10 te PSG-ja

06 gusht 2021 | 16:15

Edhe Neymar është duke tentuar ta bindë Lionel Messin që të transferohet te Paris Saint-Germaini.

Barcelona dhe Messi dje (e enjte) edhe zyrtarisht ndanë rrugët, shkaku i pamundësisë që argjentinasi të nënshkruaj kontratën e re.

Kjo situatë e krijuar si shkak i krizës së rëndë financiare që po kalon klubi katalunas.

“RMC Sport” raporton se Neymari i ka ofruar Messit numrin dhjetë në fanellë, numër të cilin ai e mbajti për një kohë të gjatë te Barcelona.

Megjithatë, kjo është refuzuar nga 34-vjeçari, i cili nuk do t’ia marrë numrin e fanellës Neymarit, edhe nëse do të transferohet te PSG, sipas mediumit francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini si dhe…