Neymari intervistohet nga policia rreth akuzave për përdhunim

14 qershor 2019 | 12:14

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymari, ka qenë në stacionin policor në Sao Paulo për të dhënë përgjigje ndaj disa pyetjeve për akuzat për përdhunim të bëra ndaj tij.

Neymari i ka  mohuar të gjitha pretendimet se ai e kishte përdhunuar Najila Trindaden, të cilët e kishte njohur përmes “Instagram”-it, dhe ai insiston se është viktimë e shantazhit dhe shpifjeve.

Hetuesja Juliana Bossacos ka  takuar Neymarin në mes të një rrëmuje të medieve dhe turmës së tifozëve që e brohorisnin 27-vjeçarin, i cili është lojtari më i famshëm brazilian.

Lojtari e postoi një video shtatë-minutëshe në “Instagram” të dielën, në të cilën ai i mohoi akuzat e shtruara ndaj tij, duke shtuar se gjithçka kishte qenë një kurth.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo është hera e parë në historinë e pluralizmit kur…