Neymari: Jam i lumtur në PSG, nuk largohem

01 shkurt 2021 | 12:07

Futbollisti i Paris Saint Germain, Neymar, ka folur pas humbjes se djeshme që skuadra e tij e pësoi në kuadër të xhiros së 22-të të Ligue 1 nga Lorient.

Neymari shënoi dy gola në ketë ndeshje, por që nuk i mjaftuan skuadrës që të arkëtojë pikët. Neymar, duke folur për “TF1”, u shpreh i lumtur që është pjesë e PSG-së dhe shpreson që edhe Mbappe të qëndrojë.

“Jam shumë i lumtur këtu, ndihem mirë dhe jam adoptuar, jam i qetë. Jam i lumtur dhe dua të mbes këtu në PSG. Shpresoj që edhe Kilyan Mbappe të qëndrojë. Natyrisht kjo është dëshira e tifozëve dhe duam që PSG të mbesë një skuadër e madhe. Dëshirojmë të vazhdojmë kështu dhe të japim maksimumin për klubin”, ka thënë Neymar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Femra më seksi në botë, Kim Kardashian, i ka “tërbuar”…