Neymari kalon Pelen
12 shtator 2018
| 16:38
Brazili arriti të merrte një fitore plotësisht të merituar përballë kombëtares së El Slavadorit.
Brazilianët e drejtuar nga trajneri Tite shënuan plot 5 herë në portën e kundërshtarit. I pari që e hapi serinë e golave ishte Neymari, i cili sigurisht që pati plot raste të pastra për të shënuar.
Por ajo që ka rënë në sy për 26-vjeçarin është thyerja e rekordit të legjendës Pele. Ndeshja e djeshme ishte e 92-ta për Neymarin i cili lë pas Pelen me 91 të tilla. Ndërkohë Neymari duket se vetëm sa e ka filluar të thyejë rekordet pasi sulmuesi është ende i ri dhe mund të thyejë dhe rekordin e golave të Brazili.