Neymari kërkohet nga Chelsea, por ka edhe dy opsione tjera  

26 prill 2023 | 13:19

Aventura e Neymarit te PSG-ja duket se po shkon drejt fundit. Sipas “The Mirror”, drejtuesit e klubit francez po mendojnë seriozisht për ta larguar yllin brazilian nga skuadra në merkaton e verës.

Në “pole position” për të afruar sulmuesin është Chelsea. Këta të fundit që kur është ndryshuar pronësia, kanë bërë investime të rëndësishme dhe Neymar mund të jetë i radhës.

Chelsea nuk është i vetmi opsion për yllin brazilian. Një rikthim te Barcelona nuk përjashtohet, ndërkohë që vetë Neymar në një intervistë ka shprehur dhe dëshirën për t’u rikthyer te skuadra e Santos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në këtë muaj përfundon…