Neymari konfirmon se ka pasur përplasje me Donnarumman
PSG-ja po kalon një moment shumë të vështirë. Klubi parisian u eliminua nga Kupa fundjavën e kaluar, ndërkohë që mbrëmjen e sotme do të sfidojë Bayernin.
“L’Equipe” raporton se dhoma e zhveshjes së PSG-së janë një fuçi e vërtetë baruti, teksa Neymar dhe Marquinhos kanë kritikuar hapur portierin Donnarumma. Ylli brazilian mësohet se ka pasur një përleshje me portierin e PSG në dhomat e zhveshjes.
“Kishte një sherr të vogël në dhomën e zhveshjes sepse nuk ishim dakord me disa gjëra, kështu që u grindëm. Ka raste kur nuk je dakord me disa gjëra, një gjë e tillë ndodh dhe me të dashurën, Kjo na ndihmon që të bëhemi më të mirë. Shumë lajme raportohen dhe bëhen virale, por shumë herë nuk janë të vërteta. Kur ka informacione të tilla, ne zemërohemi. Është viti im i gjashtë në PSG dhe shumë thashetheme janë përhapur, veçanërisht në momente të rëndësishme”, ka deklaruar Neymar.