Neymari largohet nga PSG-ja, këto janë fjalët e presidentit Al Khelaifi

16 gusht 2023 | 11:52

Neymari është larguar nga PSG-ja pas gjashtë vitesh dhe i është bashkuar Al Hilalit.

Presidenti i klubit francez, Nasser Al Khelaifi e ka quajtur Neymar një “legjendë” të klubit pas shitjes së tij te Al Hilal.

Superylli brazilian mbetet transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror me një kosto prej 222 milionë euro dhe pas pesë titujve të ligës dhe një finale të Ligës së Kampionëve ndër të tjera, presidenti francez Nasser Al Khelaifi i dha lamtumirën sulmuesit 31-vjeçar me një deklaratë.

“Sigurisht që është e vështirë t’i thuash lamtumirë një legjende të klubit. Nuk do ta harroj kurrë ditën kur erdhi në Paris, as atë që solli në klub dhe në projekt gjatë këtyre gjashtë viteve. Do të jetë gjithmonë pjesë e historisë sonë. Dua ta falënderoj atë, si dhe familjen e tij. I uroj Neymarit më të mirat për të ardhmen”, ka deklaruar Al Khelaifi.

Neymar kishte kontratë deri në vitin 2025 në Paris, por ai kërkoi të largohej dhe klubi nuk e bllokoi, pasi marrëdhënia mes dy palëve ishte prishur prej kohësh. Neymari regjistroi 173 paraqitje për klubin francez dhe shënoi 118 gola dhe 77 asistime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian ka siguruar një biletë për të ndjekur koncertin…