Neymari luajti i lënduar ndaj Liverpoolit
29 nëntor 2018
| 12:14
Ylli brazilian i Paris Saint Germain, Neymar ka bërë të ditur se ka luajtur I lënduar në ndeshjen ndaj Liverpoolit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
“Nuk isha 100 përqind, por, kjo ishte një ndeshje e rëndësishme, kështu që, i lënduar apo jo, duhej të isha atje, në fushë, krahas shokëve”, ka thënë Neymar, i cili realizoi njëri nga golat e fitores për PSG-në.
Paris Saint Germain zë vendin e dytë në grup me 8 pikë, një më pak se Napoli dhe dy më shumë se Liverpooli.
/Epoka e re/