Neymari mund të largohet nga PSG-ja
09 korrik 2019
| 17:36
Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka njoftuar se janë të gatshëm ta shesin yllin brazilian, Neymar.
“Është e qartë për të gjithë. Në futboll, ju thoni një gjë dhe pastaj një gjë tjetër pastaj tjetër. Është e pabesueshme, por kështu është. Ne kemi folur me përfaqësuesit e tij. Pozicioni i tyre është i qartë, por tani ekziston vetëm një gjë që është e sigurt: ai ka një kontratë trevjeçare me ne, por Neymari mund të largohet nëse marrim ofertën e duhur”, ka thënë Leonardo.