Neymari mund të rikthehet në Barcelonë
04 prill 2021
| 13:07
Sulmuesi brazilian, Neymar, duke se mund të bëjë një rikthim në Barcelonë. Mediume katalanase shkruajnë se ai ka ndërprerë bisedimet me Paris Saint-Germanin për rinovim të kontratës, pasi Lionel Messi mund të qëndrojë në klubin spanjoll.
Ai duket se ka dëshirën të luaj sërish me argjentinasin, ndërsa Andre Cury, ish-agjent i Barcelonës, ka thënë se Neymari mund të luajë krah Messit vetëm në Barcelonë.