Neymari mungon dhjetë javë
Zbulohet shkalla e dëmtimit të sulmuesit Neymar. Sulmuesi brazilian, ashtu si një vit më parë, është dëmtuar në pjesën më të rëndësishme të sezonit.
Ai do t’i nënshtrohet një “trajtimi konservativ” në kyçin e këmbës pasi ka thyer kockën e pestë, të njëjtin dëmtim që pësoi edhe në sezonin e shkuar. Ky lloj trajtimi është bërë me konsensus të mjekut brazilian që e operoi vjet dhe mjekëve të PSG-së. Në ndërthurje të metodave bashkëkohore të mjekësisë do të ketë edhe trajtim me mjekime popullore nga Brazili, gjë e cila u kërkua nga lojtari dhe familja e tij.
“Pas shkëmbimeve brenda grupit të ekspertëve, në konsensus u vendos për t’i ofruar Neymar një trajtim konservativ për lëndimin e metatarsal të pestë. Të informuar për këtë rekomandim, sulmuesi ndërkombëtar brazilian i Paris Saint-Germain ishte në pajtim të plotë me këtë protokoll”, thuhet në njoftimin e PSG-së. Mësohet se Neymar do të mungojë për 10 javë, plot 2 muaj e gjysmë dhe parashikohet që rikthimi i tij të jetë javën e parë të prillit.