Neymari mungon ndaj Barcelonës

12 shkurt 2021 | 08:43

Neymari zyrtarisht humbet ndeshjen e parë kundër Barcelonën, të vlefshme për fazën e 1/8-ve në Champions League. Braziliani nuk do të jetë në gjendje që të ndihmojë ekipin e tij, duke konfirmuar fatin e keq që e ndjek prej kohësh në këtë fazë të sezonit.

Neymar doli i dëmtuar nga fusha në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Caen. Pas ekzaminimeve mjekësore, është përcaktuar se koha e rikuperimit do të jetë 4 javë.

Braziliani është në rrezik edhe për ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës, që do të luhet më 10 mars në Paris. Edhe nëse do të jetë në fushë, ai nuk do të jetë në formën e tij optimale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria çeke humbi votimin në Parlament për të zgjatur gjendjen…