
Neymari nuk do të largohet nga PSG-ja
Neymari nuk dëshiron të largohet nga PSG-ja. Kështu ka deklaruar babai i futbollistit brazilian, duke iu bërë thirrje tifozëve të PSG-së se mund të “flenë të qetë”.
Neymari në vitin 2017 për 222 milionë euro iu bashkua skuadrës franceze nga Barcelona dhe menjëherë në vitin 2018 kanë nisur spekulimet për të ardhmen e tij. Është raportuar shumë se Neymari nuk është i lumtur në Francë dhe një rikthim në Spanjë është konsideruar gjithmonë.
“Kontrata me PSG-në është e gjatë. Ne jemi vetëm në sezonin e dytë dhe nuk ka përfunduar asgjë ende. Ne kemi një kontratë dhe nuk kemi arritur as në gjysmë të rrugës. Neymari nuk dëshiron të largohet nga PSG-ja. Ai dëshiron të mbetet në klub për t’i ndihmuar për fitimin e titujve”, ka deklaruar babai i Neymarit.