Neymari nuk do të largohet nga PSG-ja
17 dhjetor 2019
| 12:58
Pavarësisht spekulimeve të shumta braziliani Neymar nuk do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të këtij edicioni.
E përditshmja “L’Equipe” raporton se gjasat janë të mëdha që Neymari të jetë pjesë e klubit francez edhe për edicionin e ardhshëm.
“Pse të largohem nga PSG-ja? Nuk kam ndonjë arsye për një gjë të tillë. Unë jam parisien dhe do të jap 100% nga vetja për ta ndihmuar ekipin. Jam i lumtur këtu”, ka thënë Neymar.