Neymari nuk e vazhdon kontratën me PSG-në
04 maj 2020
| 10:52
Superylli brazilian Neymar ka refuzuar kontratën e re 100 milionë euro të Paris Saint-Germaini, pasi po synon të rikthehet te Barcelona, shkruan “Mundo Deportivo”.
Neymar është i gatshëm të pranojë ulje page për t’u kthyer te Barcelona.
Sulmuesi 28-vjeçar me Parisin ka kontratë deri në verën e vitit 2022. Ai iu bashkua klubit kampion të Francës nga Barcelona në verën e vitit 2017 për një shifër rekorde prej 222 milionë euro.