Neymari paralajmëron Tuchelin: Nuk me pëlqen të zëvendësohem
Neymari është lojtari më i shtrenjtë në Botë, pasi la Barcelonën por të shkuar tek PSG-ja për shifrën e 222 milion eurove.
Sigurisht që braziliani shihet si lojtari që mund ta tërheqë skuadrën në Ligën e Kampionëve, pasi në Ligue 1, PSG-ja nuk njeh rival. Gjithsesi, braziliani ende nuk ka shfaqur në fushën e lojës atë që pritjet prej tij në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht kësaj, sulmuesi ka folur pas ndeshjes së fundit me Renes. Ndër të tjera ai ka theksuar se stili i lojës që aplikon Thomas Tuchel i përshtatet atij, por në të njëjtën kohë është treguar i sinqertë se ai dëshiron që të jetë në fushë për gjatë gjithë ndeshje.
“Tuchel është një trajner i ri dhe ka stilin e tij të lojës. Filozofia e tij më pëlqen dhe më përshtatet ndaj shpresoj që të bëjmë mirë. Zëvendësimi? Nuk me pëlqen që të zëvendësohem, por nuk mërzitem për këtë gjë”, ka thënë Neymar.