Neymari planifikon largimin nga PSG-ja
12 qershor 2019
| 00:26
Ylli brazilian i Paris Saint Germainit, Neymar, ka prishur çdo raport me drejtuesit e skuadrës franceze dhe e ardhmja e tij me shumë gjasë nuk do të vazhdojë të jetë në Ligën 1.
Siç raporton gazeta katalanase “Sport”, braziliani u ka shprehur dëshirën për t’u larguar drejtuesve të PSG-së, ndërkohë që edhe trajneri Thomas Tuchel nuk e do më në skuadër pasi i është i lodhur nga sjellja e numrit 10, për më tepër që 27-vjeçari ka filluar të dëmtohet shumë shpesh.
Barcelona po e monitoron me kujdes situatën në të cilën është përfshirë sulmuesi dhe blaugranat interesohen më tepër për Neymarin.