Neymari: PSG-ja e fiton Ligën e Kampionëve

15 shkurt 2019 | 10:59

Neymari është i bindur se Paris Saint-Germaini do ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë vit për faktin se ka një ekip fantastik dhe një supertrajner.

Futbollisti brazilian mungoi në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit të martën, pasi është duke e vazhduar fazën e rikuperimit nga lëndimi. Pavarësisht prej mungesës së Neymarit dhe Edinson Cavanit, PSG-ja e mposhti Unitedin (0-2). “PSG-ja do ta fitojë Ligën e Kampionëve.

PSG-ja nuk është vetëm Neymar, por ka një ekip shumë të mirë me trajner gjeni. Pastaj, tifozët e PSG-së janë si lojtari i 12-të kur luajmë në Paris. Pa asnjë dyshim do ta fitojmë Ligën e Kampionëve dhe unë do të luaj”, ka thënë Neymari.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas raportit të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike ka pasur gjithsej 19…