Neymari reagon pas dëmtimit të rëndë: Do kthehem më i fortë se më parë!
07 mars 2023
| 11:23
Neymari vendosi krahas fotos që postoi në rrjetet sociale pas konfirmimit të lajmit, se për shkak të dëmtimit të marrë, braziliani e mbyll para kohe sezonin.
“Do të kthehem më i fortë se më parë”, ka shkruar sulmuesi në postimin e tij.
Neymari është i detyruar të operohet në ligamentet dhe do të duhet të mungojë për rreth katër muaj. Sulmuesi brazilian është përballur shpesh herë me dëmtime të gjata.
View this post on Instagram