Neymari rikthehet nga lëndimi
Neymar është rikthyer në Paris pasi kaloi një pjesë të rikuperimit në vendin e tij pas operacionit në kyçin e këmbës. Dëmtimi i sulmuesit të Paris Saint-Germain e kishte mbajtur atë jashtë fushës që nga shkurti, por klubi njoftoi se testet e fundit mjekësore kanë shkuar mirë.
“Neymar Jr është kthyer në qendrën stërvitore. Stafi mjekësor i Paris Saint-Germain dhe kirurgët që e operuan ia hoqën sot mbajtësen e këmbës së djathtë. Lojtari tani do të vazhdojë protokollin e tij të rikuperimit në Paris”, bën me dije PSG.
31-vjeçari tani do të jetë në gjendje të fokusohet në rikuperimin e tij në Francë dhe gradualisht të mendojë për një rikthim afatgjatë në fushë.
Neymar lëndoi kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së PSG-së kundër Lille më 19 shkurt dhe iu nënshtrua një operacioni menjëherë pas kësaj. Klubi ka konfirmuar se ai nuk do të luajë më deri në sezonin e ardhshëm.