Neymari ‘tradhton’ Messin, thërret Ronaldon në Paris
Gjithnjë e më shumë po flitet për një lamtumirë të parakohshme të Cristiano Ronaldos nga Juventusi.
Sulmuesi portugez është i dashuruar pas Ligës së Kampionëve, i vetmi trofe që mund ta dërgojë sërish tek “Topi i Artë”, për këtë arsye prezenca në Ligën e Kampionëve është një kusht i rëndësishëm për të respektuar kontratën që ka me “Zonjën e Vjetër”.
Nëse Juve nuk arrin të kap vendin e katër në Serie A, Ronaldo mund të largohet, po ku mund të shkojë? Nga Parisi është Neymar që e thërret të bashkohet me të tek PSG-ja. “Më cilin lojtarë do të kisha dëshira të luaja? Dua të luaj me Cristiano Ronaldon”, u shpreh braziliani në një intervistë për “GQ”, duke shtuar: “Kam luajtur me lojtarë të mëdhenj si Messi dhe Mbappe, por nuk kam luajtur ende përkrah Ronaldos”.