Neymari zbulon të ardhmen e tij
21 shkurt 2022
| 14:24
Neymari po shijon momentin e mirë tek PSG-ja, ku ishte protagonist me një asistim me takë në fitoren që ekipi i tij arriti ndaj Realit në Champions. Përveç paraqitjeve në fushë, 30-vjeçari ka dhënë dhe përgjigje për të ardhmen e tij.
Sulmuesi pati një bashkëdisedim me bashkëkombasin e tij Ronaldo “Fenomeni”, në të cilët tregoi destinacioni e mundshëm të tij.
“Dua të luaj në Amerikë për të paktë një sezon. Është një kampionat i shkurtër dhe mund të kesh 3 ose 4 muaj pushim. Kam dyshime për rikthimin tim në Brazil. Ndonjëherë mendoj të kthehem dhe ndonjëherë jo”, ka deklaruar Neymar.