Neymari zbulon vendimin e tij final për të ardhmen
25 maj 2022
| 15:43
Paris Saint-Germain është e interesuar që ta shes sulmuesin Neymar në afatin kalimtar të verës, por ylli brazilian ka shprehur haptazi dëshirën që të mbetët pjesë e klubit francez.
“Kam dëgjuar shumë gjëra, që kanë shkuar shumë larg, por nga ana ime, e vërteta është se dua të qëndroj aty ku jam”, ka deklaruar Neymari.
Klubi francez e kishte blerë përfaqësuesin brazilian për 222 milionë euro nga Barcelona. Vitin e kaluar, 30-vjeçari e kishte vazhduar kontratën deri në vitin 2025.