Nezir Çoçaj dorëzon mandatin e deputetit
10 shtator 2018
| 17:14
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nezir Çoçaj, ka bërë me dije se ka dorëzuar mandatin e deputetit.
Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë për arsye personale.
“Njoftoj qytetarët se nga dita e sotme kam dorëzuar mandatin e deputetit. Arsyet janë personale ( ka të bëjë me çështje profesionale). Po ashtu, falënderojë strukturat e partisë, anëtarët, përkrahësit dhe simpatizantët për mbështetjen e sinqertë të tyre. Shpresoje shumë që të mos kem zhgënjyer shumë nga ju! Por jam i sigurt që me qëllim dhe me vetëdije nuk kam dashur asnjëherë t’ju lëndojë me veprimet e mija, gjegjësisht me mosveprimet. Respekt të pafund për ju!”, ka shkruar Çoçaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/