Neziri bën një hap para në karrierë

15 shtator 2020 | 13:34

Basketbollisti i talentuar i Kosovës, Leon Neziri ka bërë një hap para në karrierën e tij. Neziri ka arritur marrëveshje me Universitetin “Plymouth Marjon Uni- Business Sport Management Course”, derisa njëkohësisht do të luajë edhe në Plymouth Raiders, që garon në Superligën britanike.

Neziri, i cili është paraqitur për grupmoshat e reja të Kosovës, ka folur për aventurën e re. “Kam filluar në Universitetin ‘Plymouth Marjon Uni- Business Sport Management Course’ edhe jam në skuadrën Plymouth Raiders që luan në British Basketball ligë. Ushtrimet i kemi fillu, kurse edicioni i ri do të filloj në muajin tetor”, ka thënë Neziri për faqen zyrtare të FBK-së.

“Unë gjithmonë mundohem të jap maksimumin për të arritur atë që dua. Synimet nuk kanë kufi apo limit, megjithatë, gjithmonë pretendoj të arrij sa më lart të mundem. Mendoj që do të kem minuta dhe mundësi të tregoj veten”, ka shtuar Neziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Albin Kurti Moti është ballafaquar me vdekjen, ka kohë…