Neziri konfirmon largimin nga Dukagjini
12 dhjetor 2019
| 11:53
Portieri Flamur Neziri përfundimisht është larguar nga skuadra e Dukagjinit të Klinës. Lajmin e ka konfirmuar vet portieri Neziri nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
“Falënderoj klubin e Dukagjinit për bashkëpunimin. Falënderoj kryesinë, trajnerët, futbollistët, ekonomët dhe tifozët ‘Hithat’. Nga janari nuk jam pjesë e KF Dukagjini. Qytetit të Klinës dhe klubit i dëshiroj suksese në vazhdim”, ka shkruar Neziri.
/Epoka e re/