Neziri: Lutemi që ky të jetë kapitulli i fundit i kësaj rruge të vështirë për çlirimtarët në Hagë

13 janar 2025 | 10:48

Sot në Hagë ka rifilluar procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lidhur me këtë ka shkruar Isak Neziri, kandidat për deputet nga PDK.

Neziri ka thënë se lutet që këto procedura të rifillojnë me drejtësi dhe ky të jetë kapitulli i fundit për ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka ndarë me përcjellësit një fotografi të një proteste kundër Gjykatës Speciale, në të cilën ka marrë pjesë.

“Mëngjesi i sotëm nis me shpresë dhe lutje që procedurat në Hagë të rifillojnë me drejtësi dhe ky të jetë kapitulli i fundit i kësaj rruge të vështirë. Të gjithë bashkë, me zemër e mendje, presim kthimin e çlirimtarëve tanë në Kosovë”, ka shkruar Isak Neziri.

Shpërndaje në:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka…