Neziri: Synimi ynë është të marrim fitore kundër Prishtinës

25 shtator 2019 | 12:18

Portieri i Dukagjinit, Flamur Neziri, ka shfaqur shumë optimizëm për ndeshjen që zhvillohet sot në kryeqytet ndaj Prishtinës.

Ai ka bërë me dije se skuadra që ende nuk ka shënuar asnjë gol në Superligë synon fitoren në këtë përballje.

“Jemi mobilizuar në të gjitha aspektet për ndeshjen e rëndësishme kundër Prishtinës. Synimi ynë është që si skuadër të luftojmë dhe të marrim fitore, edhe pse Prishtina është skuadër favorite. Kushtet që i plotëson stadiumi ‘Fadil Vokrri’ ta japin mundësinë që të aplikojmë lojën që dëshirojmë”, ka thënë Neziri për “Epokën e re”.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, njëherësh kandidat për deputet, Uran…