Nga 1 dhjetori në Kosovë do të fillojë së zbatuari Ligji i Pagave
29 nëntor 2019
| 10:15
Pakënaqësi të mëdha me Ligjin e Pagave, i cili ende pa filluar të jetë në funksion ka ngjallur reagime të shumta.
Mehdi Geci, zëvendësavokat i Popullit, tha se kanë pranuar shumë ankesa nga sindikatat.
“Kemi pranuar ankesa dhe ne do të dalim me rekomandime. Jemi duke i analizuar të gjitha ankesat. Sipas sindikatave, ky ligj krijon barazi”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës.
Geci bëri me dije edhe gjatë hartimit të ligjit kanë opinione.
“Asnjë nga institucionet nuk i janë përgjigjur Institucionit të Avokatit të Popullit”, tha ai.
Ndryshe ditë më parë Kushtetuesja ka pezulluar ligjin për zyrtarë publikë deri më 28 shkurt 2020.