Nga 1 janari gjykatat do të punojnë vetëm përmes sistemit elektronik
06 nëntor 2019
| 14:38
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka marrë vendim që nga 1 janari 2020 që të gjitha gjykatat të fillojnë të punojnë nëpërmjet sistemit elektronik, duke eliminuar atë manual.
Në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryesuesi i këtij këshilli, Skënder Çoçaj, ka shtuar i pyetjen nëse janë në gjendje gjykatat të punojnë me manuale në punën elektronike.
“A janë në gjendje gjykatat me punuar nga manualet në punë elektronike”, ka pyetur Çoçaj.
Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje Fatmir Rexhepi, menaxher projekti. “Gjyqtarët i kanë lëndët në zyrë dhe përmes sistemit i shohim nëse bie sistemi lëndët janë aty, nuk ka rrezik me largu. Lëndët nëse ka rrezik ne mundemi me kthyer në manual. Ky projekt është periudhë provuese”, ka thënë Rexhepi.