Nga 1 janari pritet të nisë pastrimi i gjyqësorit
Pastrimi në gjyqësor nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të bëhet në bazë të raportit me kontroll në gjashtë lëndë për prokurorë dhe dhjetë lëndë për gjykatësit, parasheh Metodologjia e re për kontroll të punës së gjyqësorit në vendin tonë.
Kjo bashkë me rregulloret e reja për vlerësim duhet të sigurojë gjyqësor efikas dhe prokurori publike e cila do ta kthejë besimin në shtetin juridik.
Kryeministri Zoran Zaev, shfaqi pritje që Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve, në mënyrë transparente dhe efikase t’i përfundojnë të gjitha këto kontrolle dhe pastrim të gjyqësorit që të mund të rregullohet sistemin gjyqësor në shtet.
“Besoj se procesi i pastrimit të cilin e përshëndes sipas metodologjive të miratuara, të cilat i punojnë organet të cilat janë të angazhuara vetëm për këtë, e ai është Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve, ndërsa në pjesën e procedurave të tjera Komisioni për Antikorrupsion, assesi pushteti ekzekutiv, assesi politika ose dikush tjetër, në mënyrë transparente dhe efikase pres t’i përfundojnë të gjitha këto kontrolle dhe pastrime në gjyqësor që të mund të rregullohet sistemi gjyqësor në shtet”, deklaroi Zaevi duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve në Kuvend.
Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, i cili dje bashkë me prokurorin publik, Lubomir Joveski dhe kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev e prezantoi Metodologjinë, tha se nuk dëshirojnë në çfarëdo mënyrë të bëjnë presion ose çfarëdo lloj ndikimi ndaj gjyqësorit dhe prokurorisë, por se janë të obliguar që të kujdesen dhe syhapur ta ndjekin procesin me të cilin do të kemi sistem gjyqësor të reformuar, transparent, efikas, dhe të çliruar nga çfarëdo lloj presionesh.
Vlerësimi i prokurorëve publikë, siç sqaroi prokurori shtetëror publik Lubomir Jovevski, do të fillojë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ndërsa prokurorët do të vlerësohen në bazë të raporteve gjashtëmujore në të cilat do të shqyrtohen gjashtë lëndë, prej të cilave tre do t’i theksojë prokurori publik, përderisa lëndët tjera do të zgjidhen me short.
Vlerësimi i cilësisë së udhëheqjes së procedurës gjyqësore, sipas kryetarit të Këshillit Gjyqësor Kiro Zdravev, do të bëhet përmes kontrollit në dhjetë lëndë të gjykatësit të vlerësuar nga periudha e vlerësimit prej të cilëve pesë lëndë merren me short nga ana e sistemit automatik të kompjuterizuar me lëndë gjyqësore dhe pesë lëndë të përcaktuara nga vetë gjykatësi udhëheqja e procedurës gjyqësore të së cilit vlerësohet. Kontrollin në këto lëndë e bëjnë komisione të përbëra nga pesë anëtarë nga të gjitha gjykatat e apelit, gjegjësisht nga gjykata më e lartë, ndërsa i formon Këshilli me short.
Nga OBRM-PDUKM-ja opozitare, përmes një kumtese të partisë, reaguan se Zoran Zaevi dhe Bojan Mariçiq kërcënohen me pastrim të të pazgjidhshmëve, pasi e kanë mbushur gjyqësorin me kuadro të tyre.
“Zaevi dhe Mariçiqi premtonin gjyqësor të pavarur, ndërsa 4 vite shohim se si i lanë gjykatësit dhe prokurorët nën kapelën e tyre. Zaevi nuk dëshiron të bëjë reforma. Zaevi dëshiron ta nënvlerësojë gjyqësorin”, reaguan nga OBRM-PDUKM-ja.