181 raste me fruth në Kosovë
Gjatë këtij viti janë konfirmuar 181 raste me fruth në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur për “kallxo.com”, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Nga data 01.01.2018 deri më 24.08.2018 në Laboratorin e Mikrobiologjisë janë konfirmuar 181 raste pozitive me fruth”, thuhet në përgjigjen e këtij Instituti.
Përderisa në Evropë më shumë se 40 mijë persona kanë humbur jetën pas infektimit me fruth, IKSHPK thotë se në Kosovë gjatë këtij viti nuk është raportuar asnjë person i vdekur.
Edhe pse numri i pacientëve të prekur me fruth rritet për shkak të mos vaksinimit me kohë, Institiuti i Shëndetit Publik ka njoftuar për KALLXO.com se është rritur numri i qytetarëve që po vaksionohen.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar se mbi 41.000 fëmijë dhe të rritur në Europë janë infektuar me fruth në 6 muajt e parë të vitit 2018.
“Deri më tani, numri më i lartë i rasteve me fruth nga viti 2010 është shënuar viteve të fundit. Në vitin 2017 ishin 23.927 persona të infektuar, ndërsa numër më i ulët ishte regjistruar në vitin 2016 me 5273 raste. Raportet mujore të vendit gjithashtu tregojnë se së paku 37 vetë kanë vdekur për shkak të fruthit deri tani këtë vit”, thuhet në njoftimin e organizatës.
Sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Serbi raportohet se numri i të vdekurve deri më tani ka shkuar në 14.