Nga 1 korriku rroga mesatare e mësuesve 950 euro në muaj
27 qershor 2024
| 08:31
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë sot se rroga mesatare e mësuesve nga 1 korriku do të jetë 950 euro.
Rama në Facebook shkruan se ishte një rrugë e mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të vendit e që, siç thotë ai, “e morëm në dorë copë e çikë”, por që thekson se e ngritën pagën mesatare të mësuesve në 950 euro në muaj.
Kryeministri i Shqipërisë postimit të tij në Facebook ia ka bashkëngjitur edhe një video.
“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e morëm në dorë copë e çikë, e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 EURO në muaj, si edhe me bindjen se më e mira është ende përpara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.