Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin Kosovë – Shqipëri

27 prill 2025 | 19:15

Nga 1 maji do të rikthehet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ku për veturat me targa të dy shteteve nuk do të ketë kontrolle në kufi.

Në pikën kufitare të Morinës nuk mungojnë as udhëtarët që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Kosovë.

Të dhënat e fundit nga Dogana e Morinës tregojnë se deri në mesditën e së shtunës kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 4,291 shtetas dhe 2,036 mjete.

Ndërsa në dalje janë regjistruar 3,834 shtetas dhe 1,967 mjete.

Për të përballuar fluksin, autoritetet po punojnë me të gjitha sportelet për të shmangur pritjet e gjata gjatë kontrollit në doganë./rtsh.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një “lexuese buzësh” ka zbuluar se çfarë i thanë Volodymyr…