
Nga 1 shkurti interneti do të jetë falas në Qendrën e Studentëve
21 janar 2019
| 20:20
Sipas një njoftimi në faqen e saj në “Facebook” Qendra e Studentëve njofton të gjithë studentët banues në konvikte se nga 1 shkurti më nuk do të paguajnë nga një euro për të pasur Wi-fi.
Njoftimi i plotë në “Facebook” i QS-së:
Njoftojmë studentët banues në konvikte se nga muaji shkurt 2019 nuk do të paguajnë shumën prej 1€ për internet Wi-fi. Ky shërbim do i’u ofrohet falas studentëve për shfrytëzim nga Qendra e Studentëve.