Nga 1 shtatori çmimi i rrymës në Serbi rritet për 6.5 për qind
28 korrik 2022
| 16:06
Edhe pse Kosova dhe vendet e tjera të rajonit po përballet me rritje të larta të çmimeve prej shumë muajsh, në Serbi nuk ishte raportuar për rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Por, një gjë e tillë do të vendoset nga 1 shtator.
Duke filluar nga 1 shtator, çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël do të jetë 6.5 për qind më i lartë.
Kësisoj çmimi mesatar për kilovat në orë do të jetë 8.144 dinarë më i lartë se çmimi aktual.