Nga 1 shtatori nxënësit e klasave I dhe II iu kthehen bankave shkollore
Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASh), Ramë Likaj, në Komisionin për Arsim ka thënë se klasa e parë dhe e dytë do të kthehen në objektet shkollore nga 1 shtatori.
Ai ka thënë se do të dezinfektohen hapësirat shkollore dhe do të zbatohet masat tjera të institucioneve shëndetësore kundër pandemisë Covid-19.
Ndryshe edhe drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi në takim me kryeministrin është dakorduar që nxënësit e klasës së parë të kenë prioritet në shfrytëzimin e bankave shkollore pasi sipas tij ata kanë nevojë të familjarizohen edhe me mësimdhënësin.
“Edhe nxënësit e klasës së dytë duhet të jenë të favorizuar në këtë drejtim pasi gjysmë vjetorin e dytë ata nuk kanë pasur mundësi t’i ndjekin mësimet në shkolla. Edhe nxënësit e klasave të gjashtë do të kenë përparësi për shfrytëzimin e bankave shkollore pasi kanë kaluar nga sistemi me një mësimdhënës në atë me shumë mësimdhënës. Edhe nxënësit e klasës së dhjetë do të kenë të njëjtën përparësi pasi kalojnë nga shkolla fillore në atë të mesme”, ka thënë Ibrahimi.