Nga 10 korriku, tarifat rrugore në Serbi do të jenë më të shtrenjta
07 korrik 2024
| 22:05
Sipas vendimit të ri të NP “Putevi Srbije” (Rrugët e Serbisë), nga 10 korriku në fqinjin tonë verior tarifat do të rriten. Për ata që do të udhëtojnë ose kalojnë tranzit nëpër Serbi, është e dobishme të dinë çmimet e reja, të cilat në segmentet individuale të autostradave serbe janë: Beograd-Shid: 500 dinarë (265 denarë),
Obrenovc-Prelinë: 560 dinarë (295 denarë. ),
Beograd – Subotica: 800 dinarë (420 denarë),
Beograd-Vrbas: 470 dinarë (250 denarë),
Beograd-Nish jug: 1.130 dinarë (595 denarë),
Beograd-Dimitrovgrad: 1.670 dinarë (880 denarë-Belgrade-Bačina) dhe
500 dinarë (265 denarë).