Nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv
29 gusht 2021
| 15:13
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.630 raste të reja me koronavirus.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar 36 raste të vdekjes.
“Nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699”, ka njoftuar ministria.