Nga 15 korriku në Mitrovicë mbahet Panairi i prodhimeve vendore
Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri dhe në prani të nënkryetarit Faruk Mujka, është mbajtur të hënën mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, në të cilën u shqyrtuan pikat e rendit të ditës të propozuara nga drejtorët e drejtorive komunale.
Si pikë më e rëndësishme e rendit të ditës ishte fillimi i përgatitjeve për regjistrimin e nxënësve në shkolla të mesme të larta, për të cilat u tha se po kanë filluar dhe se ç do gjë është gati që procesi i regjistrimit të përfundoj ashtu si duhet. Edhe pika tjetër e rendit të ditës kishte të bëjë me arsimin, përkatësisht lirimin e hapësirave shkollore nga shfrytëzuesit e ndryshëm. Me këtë rast u përmenden tri raste që hapësirat duhet liruar nga shfrytëzuesit joligjor, për shkak se ato u nevojiten institucioneve arsimore.
Pikë tjetër e rendit të ditës për të cilën anëtarët e Bordit të Drejtorëve diskutuan dhe u dakorduan, ishte organizmi i panairit të prodhimeve vendore, me ç’rast u theksua rëndësia e mbajtjes së tij, për çka edhe u vendos që ai të mbahet dy herë në javë, nga data 15 korrik deri më 15 gusht.