Nga 15 qershori mund të udhëtoni nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas

15 maj 2020 | 09:42

Zvicra do t’i hapë kufijtë me Kosovën dhe do t’i lejojë qytetarët e Kosovës të vijnë në vend, por edhe të udhëtojnë për në këtë shtet përmes linjave ajrore. Ky lajm është konfirmuar nga zëvendësambasadori i Kosovës në Zvicër, Islam Spahiu, i cili ka thënë se fluturimet mund të fillojnë nga 15 qershori. “Ne do t’i lehtësojmë kufizimet e hyrjes nga qershori. Operacionet normale të fluturimit mund të rifillojnë më së voni deri më 15 qershor. Turistët, gjithashtu, mund të kthehen në vend”, ka thënë ai.

Zvicra do t’i hapë kufijtë e saj edhe me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën në këtë datë.

Në anën tjetër, Kosova ka lehtësuar kërkesat për karantinë te qytetarëve që kthehen në vend.

“Qytetarët e Kosovës që vijnë nga jashtë duhet të karantinohen vetëm një javë, jo më dy javë”, ka thënë Spahiu për “20 Minuten”. “Supozoj se do të jetë e mundur të udhëtosh përsëri me makinë”, ka shtuar Spahiu pas relaksimit të masave në Kosovë.

Sa i përket shtrirjes së koronavirusit në Kosovë, deri më tani janë identifikuar 945 persona të infektuar, 690 prej tyre janë shëruar, kurse 28 kanë ndërruar jetë.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KLIKO KETU FAQJA PDF/ Telekomi i Kosovës Sh A (TK)…