Nga 15 të testuar, 8 dalin pozitiv me Covid-19 në Preshevë

20 korrik 2020 | 21:38

Situata me pandeminë si duket po bëhet serioze edhe në komunën e Preshevës, pasi që sot nga 15 pacient të testuar 8 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Lajmin është bërë i ditur nga drejtoria e Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë ku raportohet se sot janë testuar 15 pacientë me simptoma sebrile ku prej tyre 8 ose mbi 50% kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa dy prej tyre janë transportuar në spitalin e Vranjës me gjendje më të rëndë pneumonie.

Ky është njoftimi nga Shtëpia e Shëndetit:

CoVID Ambulanca, 20.07.2020

Të lajmëruar 18 pacientë me simptoma febrile
Prej 15 personave sa janë të testuar me testin e shpejtë Elisa, 8 janë pozitiv, 7 negativ
2 prej tyre janë transportuar në spitalin e Vranjës me gjendje më të rëndë pneumonie

Komuna e Preshevës sot ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Preshevës, andaj kujdesi i qytetarëve në këtë situatë është mëse i domosdoshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologia e njohur nga Gjilani, dr. Selvete Shurdhani, e cila…