Nga 18 korriku, tri herë në javë fluturime Itali – Kosovë
Nga 18 korriku do të ketë tri herë në javë fluturime nga Italia në Kosovë ka njoftuar menaxheri për koordinim të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, Driton Hyseni, i cili, po ashtu, ka bërë me dije se fluturimet deri me 230 udhëtarë do të realizohen të hënave, të enjteve dhe të shtunave.
“Lajm i mirë për mërgimtarët tanë: linja e re ajrore 3X në javë Milano-Prishtinë-Milano presim t’i gëzojë ata që jetojnë e punojnë në Itali e më gjerë! Po ecim drejt normalizimit të situatës së shkaktuar nga pandemia, kështu shpejt shpresojmë të rifillojnë shërbimet ajrore që shërbeheshin para pandemisë në aeroportin ‘Adem Jashari’. Lajm i veçantë në këtë fundjavë është zgjerimi i prezencës së WIZZAIR nga 18 korriku. Fillimisht, tri herë në javë do të kemi fluturime direkte MILANO-PRISHTINË-MILANO, të martëve, enjteve dhe të shtunave me Airbus 321, me 230 ulëse, do të shërbejë në këtë linjë ajrore”, ka shkruar Hyseni në “Facebook”