![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/covid-1.jpg)
Nga 2 283 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid
24 tetor 2021
| 15:08
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 21 qytetarë.
“Nga 2.283 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.205. Në total numri i rasteve aktive është 456”, ka njoftuar ministria.