Nga 22 marsi të gjitha nivelet arsimore në pushim njëjavorë

16 mars 2021 | 16:23

Nga 22 marsi i gjithë niveli  arsimor do të jetë në pushim. Lajmin e ka bërë me dije ministri në detyrë i Shëndetësisë, pas një takimi  që ka mbajtur me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe IKShPK-së.

“Në javën e fundit ka pasur rritje të rasteve edhe dje së bashku me institutin kemi komunikuar dhe  sot e përcjellë mënyrën e punës që e kemi bërë gjatë muajve të verës e kemi ardhur  në disa konkluzione që ditën e nesërme do t’i analizojmë dhe do të vijmë me një përfundim dhe vendim dhe interesimi jonë është që të shkojmë pesë ditë përpara”, ka thënë ai.

Zemaj ka thënë se këto masa nuk vlejnë edhe për mësimin parafillor.

I pyetur nëse  ka dalë situata jashtë kontrollit  Zemaj, ka thënë se situata është e menaxhueshme.

“Situata është e menaxhueshme dhe po përballemi mirë me këtë situatë, kemi numër të madh të të testuarëve dhe kemi një mesatare diku 15-16 vetëm deri diku ka qenë 22 për qind, dhe janë normale”,  ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspertët e sigurisë së vaksinave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë…