Nga 25 nëntori fillon furnizimi me targa
11 nëntor 2019
| 16:06
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është shpallur kompania fituese për furnizim me targa.
“Pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës që do të bëhet me datë: 19.11.2019, qytetarët nga data 25 nëntor, mund të drejtohen te Qendrat për Regjistrim të Automjeteve tek të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
MPB-ja njëherësh kërkon falje nga të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kanë mundur t’i furnizojnë me targa.
/Epoka e re/