Nga 25 qershori Gjermania lejon aplikimin e vizave për qytetarët e Kosovës
Nga 25 qershori qytetarët e Kosovës të cilët janë vaksinuar mund të udhëtojnë sërish drejt Gjermanisë.
Kështu ka njoftuar ambasada Gjermane në Prishtinë.
“Personat e vaksinuar plotësisht mund të kthehen në Gjermani për vizita, udhëtime biznesi dhe qëllime turistike nga 2 javë pas vaksinimit të fundit, me kusht që të mund të udhëtojnë përmes informacionit të nevojshëm, kërkohet një vizë e vlefshme”, ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se “ të vaksinuarit plotësisht duhet të bëjnë takime për vizat Shengen në ambasadën në Prishtinë nga fillimi i korrikut”.
“Dokumentet në lidhje me statusin e vaksinimit duhet të dorëzohen kur dorëzoni aplikacionet. Kërkohet një provë e vaksinimit të plotë me një vaksinë të miratuar në Gjermani, e cila zgjatë të paktën 14 ditë”, ka bërë me dije Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.
Për më shumë së një vit, qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të aplikojnë për viza turistike, përveç rasteve urgjente.