Nga 250 rastet me koronavirus në Kosovë, vetëm 191 janë ende të infektuar

10 prill 2020 | 23:35

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar vazhdimisht pas çdo testi të kryer në Laboratorin e Mikrobiologjisë në Klinikë Infektive se sa persona janë infektuar me koronavirus dhe sa janë shëruar.

Deri më tash në Kosovë janë konfirmuar nga IKSHPK se 250 persona janë infektuar me koronavirus. 52 prej të cilëve janë shëruar tashmë. E fatkeqësisht, 7 persona të prekur me koronavirus kanë vdekur.

Shifra këto që tregojnë se aktualisht në Kosovë janë të infektuar 191 persona me koronavirus.

Vetëm sonte janë konfirmuar 23 rate të infektuar me koroanvirus, e 18 prej tyre janë nga qyteti i Ferizajt. Raste pozitive nga komuna Ferizajit janë 18,  me vendbanim në këto vende : 8 Sazli, 3 qytet Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinovc i Muhaxherëve, 1 Neredime dhe 1 Lloshkobare.

Nga Ferizaj deri me tani kanë qenë vetëm dy raste me koronavirus, dhe një qytetar i kësaj komune ka vdekur.

Ndërsa infektologu Valbon Krasniqi ka konfirmuar sot për media se dy pacientë jtë infektuar me koronavirus janë në gjëndje të rëndë shëndetësorë.

Krasniqi ka deklaruar se katër pacientë të tjerë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK’së, po trajtohen me oksigjenoterapi.

“Katër pacientë ndodhen me oksigjenoterapi, ndërkaq dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë ai për “rtv21”.

“Është një pacient për të cilin kemi raportuar edhe më herët. Nëse marrim në përgjithësi, numri total i pacientëve që i kemi pasur të infektuar, gjysma e tyre janë shëruar”, ka deklaruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi ka reaguar duke thënë se janë të pakënaqur me…