Nga 27 shtatori hyrja në lokale vetëm me certifikatë të vaksinimit apo test negativ

22 shtator 2021 | 11:43

Gjatë raportimit në Komisionin për shëndetësi, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se nga 27 shtatori hyrja në lokale dhe restorante do bëhet duke treguar certifikatën e vaksinimit, testin PCR apo atë serologjik.

“Sa i përket gastronomisë ndër sektorët më të goditur nga pandemia jemi në kontakt edhe tani dhe me miratimin e tyre jemi dike hartuar masat që edhe në gastronomi të aplikohet nga 27 shtatori masa kufizuese e personave që hyjnë brenda këtyre lokaleve vetëm me certifikata të vaksinimit, test PCR apo serologjik me shifrat dhe numrat e vaksinimit. Një masë e tillë nuk është besoj më penguese as për sektorin e gastronomisë”, ka thënë Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se vendimi për…